Vendi ku Jezusi theu bukën

  Emausi si vend shtrihet në rrafshin pjellor të Shephelah në rrugën që çon nga Mesdheu në Jeruzalem. Në antikitet, ai ishte i njohur si "një vend i ujrave të ëmbël, një oaz i ëmbël ". Emri Emaus vjen nga hebraishtja "Hammot", që do të thotë "burime të nxehta ose burime". Në shekullin e tretë p.l.k qytetit iu dha një emër i ri, Nicopolis, "Qyteti i Fitores " në Greqisht.

 

 

Histori e lashtë

Historia e pasur e Emausit është shënuar në fragmente të shumë pushtuesve dhe figurave historike. Libri i Joshua-ut na tregon se si dielli qëndronte ende mbi Luginën Ayalon aty pranë, ndërsa Izraeli luftonte kundër armiqve të tij. Afër me Emausin Juda Makabe arriti një fitore të rëndësishme kundër trupave grekë të Nikanorit në vitin 165 p.l.k, kjo hapi rrugën drejt Jeruzalemit dhe  bëri të mundur që judenjtë ta pastronin tempullin dhe ta ringjallin shërbesën fetare, një fitore e kremtuar me festën e Hannukas (ridedikimit të tempullit) çdo vit. Në fund të shek 1 p.l.k qyteti i Emausit u dogj nga Romakët dhe është përmendur në Ungjillin e Lukës si një fshat i thjeshtë. Ishte këtu që Jezusi, pas ringjalljes u takua me dy nga dishepujt e tij që e njohën Atë në thyerjen  e bukës. Që tani e tutje Ringjallja e Krishtit, "shkëlqen mbi të gjitha qeniet më me shkëlqim sesa dielli " (Shën Hipoliti). Nga shekulli i 3-të p.l.k Emausi u rindërtua nga romakët dhe bashkësia e parë e krishterë u shfaq këtu.

 

Ungjilli sipas Lukës 24,13-35:

 Po atë ditë, dy prej tyre (dishepujt e Jesusit), po shkonin në një fshat që quhet Emaus e është larg Jerusalemit njëqind e gjashtëdhjetë stadje stadje. Ata bisedonin me njëri-tjetrin për të gjitha këto ngjarje. Dhe ndodhi që, ndërsa ata po flisnin e po bisedonin kështu, vetë Jezusi u afrua dhe po ecte me ta. Por sytë e tyre ishin të penguar ta njihnin. Ai i pyeti:
“Ç’janë këto fjalë që ju po i flisni mes jush udhës?”
Ata u ndalën të trishtuar e njëri prej tyre, ai që quhet Kleofë, iu përgjigj:
“A thua je ti i vetmi nga të huajt në Jerusalem që nuk di çka ndodhi në të po në këto ditë?”
Ai i pyeti:
“Po çka?”
Ata iu përgjigjën:
“Çka i ndodhi Jezusit prej Nazaretit, që ishte profet i madh me vepra e me fjalë në sy të Hyjit e të mbarë popullit; si krerët e priftërinjve dhe këshilltarët tanë e dorëzuan të dënohet me vdekje dhe e kryqëzuan. Ne shpresonim se ai do ta çlironte Izraelin. E, përmbi të gjitha këto   sot është e treta ditë që ndodhën këto ngjarje. Madje edhe disa gra prej tanëve na habitën: ato qenë në agim te varri e, pasi nuk e gjetën trupin e tij, erdhën e na thanë se iu dukën engjëjt e u thanë se ai është gjallë. Po edhe disa prej tanëve shkuan te varri dhe gjetën pikërisht ashtu si thanë gratë, por atë nuk e panë.”
Ai u tha:
“O të pamend e të ngadalshëm që të besoni gjithçka paralajmëruan profetët! Po a nuk u desh që Mesia t’i pësojë të gjitha e kështu të hyjë në lavdinë e vet?”
E, që nga Moisiu e të gjithë profetët, u shtjelloi krejt çka flitet në Shkrimin e shenjtë për të.
Kur iu afruan fshatit, ku ishin nisur, ai bëri gjasme po vazhdonte udhën. Po ata iu vunë:
“Rri me ne se u bë natë e dita po shkon në të sosur!”
Dhe hyri që të rrijë me ta.
Kur u ul me ta në tryezë, mori bukën, u falënderua, e theu dhe ua dha. Atyre iu hapën sytë dhe e njohën... Por ai u zhduk para syve të tyre. Atëherë i thanë njëri tjetrit:
“Po a nuk na ndizej zemra neve ndërsa po bisedonte udhës me ne dhe na shtjellonte Shkrimin e shenjtë?”
U çuan menjëherë, u kthyen në Jerusalem, i gjetën të mbledhur të njëmbëdhjetët dhe ata që ishin me ta.Të njëmbëdhjetët u thanë:
“Me të vërtetë u ngjall Zotëria dhe iu dëftua Simonit!”
Atëherë edhe këta u treguan çka u ngjau udhës dhe si e njohën kur ndau bukën.

 
 

 

Një vend pelegrinazhi

 Gjatë periudhës bizantine, Emaus-Nicopolis u bë një qendër e rëndësishme ipeshkvore. Në shekullin e 5-të deri në shekullin e 7-të pas lindjes së Krishtit dy bazilika u ndërtuan këtu në vendin e takimit të Krishtit me dishepujt e Tij. Shenjtërorja u shkatërrua nga pushtimi persian dhe nga pushtimi arab gjatë shekullit 7-të dhe u rindërtua nga kryqëzatat në shekullin e 12-të. Për fat të keq bazilika e restauruar nuk i mbijetoi mbretërimit të kryqëzatave. Prania e krishterë në këtë vend u zhduk. Ishte vetëm në 1878, me iniciativën e Shën Marisë (Miriam) së manastirit të Karmelit të Betlehemit të merrte vendin. Që atëherë ai u bë edhe njëherë një vend pelegrinazhi. Gërmimet në 1880, 1924 dhe në vitet e fundit zbuluan rrenojat e  dy bazilikave madhështore bizantine me mozaikë të bukur dhe një pagëzimore dhe rrënojat e kishës së kryqëzatave. Një muze i vogël me mozaikë, zbuluar në Emaus, i gjendur në një kodër, në shtëpinë e ndërtuar nga Etërit e Zemrës së Shenjtë të Jezusit (nga Betharrami, Francë) në vitet 1930. Në të njëjtën ndërtesë është kapela e Bashkësisë së Lumturive, që banon në atë vend që nga viti 1993 dhe është gjithashtu e hapur për vizitorët.
 
 

Sitet arkeologjike

1. Bazilika bizantine me 3 apsesa (në shekullin 6-7 pas Krishtit) u rindërtua në një shkallë më të vogël nga kryqtarët

2. Mbishkrimi bizantin në greqisht

3. Apsi jugore me vend për reliket

4. Kapela pagëzimore Bizantine

5. Rrënojat e Bazilikës Veriore

6. Mbetjet e mozaikëve

7. Gurore Bizantine

8. Varret e periudhës romake

9. Mbetjet e mozaikëve

10. Shtëpia e Ipeshkvit Bizantin

 











Bashkesia e Lumturive

 Që nga viti 1993 kisha ua ka besuar kujdesin dhe mirëmbajtjen e sitit “Bashkësisë së Lumturive”. Kjo është një bashkësi katolike karizmatike e themeluar në Francë në vitin 1973. Është një bashkësi e përzier, duke përfshirë laikë, priftërinjë, familje, motra dhe murgj. Emri i bashkësisë vjen nga predikimi i Jezusit në mal: "Lum të varfërit në shpirt...”. Bashkësia ka qenë e pranishme në Izrael që nga viti 1975. Kemi ardhur këtu për të punuar për harmoninë e ndërsjelltë dhe pajtimin mes hebrenjve dhe të krishterëve. Ne mirëpresim këdo që dëshiron të vizitojë dhe te lutet në këtë vend. Gjithashtu është e mundur të marrësh pjesë në shërbimet e lutjes së bashkësisë.


Adresa jonë është:
Emmaus-Nicopolis,  kryqëzimi Latrun , pas Canada Park, Israel.
Telefoni: +972-8-925-69-40, +972-52-356-20-71,
faks: +972-8- 924-65-69,
email: emmaus@beatitudes.org;
www.emmaus-nicopolis.org

www.beatitudes.org